Qendrore

Emërohen të deleguarat e posaçme për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

10.04.2026. 1 min čitanja

Emërohen të deleguarat e posaçme për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës width= Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka emëruar Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahiri si të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky vendim vlerësohet si një hap i rëndësishëm institucional në drejtim të adresimit më të fuqishëm të nevojave dhe të drejtave të kësaj kategorie, si dhe rritjes së përfaqësimit të tyre në nivel shtetëror. Të deleguarat e posaçme pritet të luajnë rol kyç në avancimin e politikave mbështetëse, fuqizimin e zërit të të mbijetuarave dhe rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror për këtë çështje të ndjeshme. Emërimi i tyre synon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimin më të koordinuar në trajtimin e pasojave të luftës, duke vendosur në qendër dinjitetin dhe drejtësinë për të mbijetuarat. — Dragash Info