Botë

Eldis Abazi: E vërteta duhet të thuhet – nuk kemi shitur asgjë Këshilltari në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhë…

17.01.2026. 3 min čitanja

Eldis Abazi: E vërteta duhet të thuhet – nuk kemi shitur asgjë

Këshilltari në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e DSB – Koalicioni Vakat, Eldis Abazi, ka reaguar publikisht ndaj, siç i ka quajtur ai, dezinformatave të qëllimshme që po qarkullojnë në opinion lidhur me një pozitë të caktuar institucionale.

“Dua t’i drejtohem publikisht opinionit për të sqaruar të gjitha të pavërtetat që po plasohen me vetëdije. Ne nuk kemi shitur asgjë dhe kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë. Është një fakt i thjeshtë: mund të shesësh vetëm atë që është e jotja dhe që të përket”, ka theksuar Abazi.

Ai ka sqaruar se pas ndryshimit të Udhëzimit Administrativ në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në vitin 2023, konkretisht në nenin 8, pika 3, është hequr dispozita sipas së cilës kjo pozitë i takonte komunitetit boshnjak në bazë të numrit më të madh të përfaqësuesve.

“Sipas këtyre ndryshimeve, kjo pozitë nuk është më e garantuar për boshnjakët, por u takon komuniteteve joshumicë në Komunën e Prizrenit, sikurse edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Abazi ka ngritur pyetje publike lidhur me mungesën e reagimit institucional në atë kohë, duke përmendur se në mandatin aktual, Ministria kishte zëvendësministër nga radhët e NDS-it.

“Pse nuk reagoi atëherë? Pse lejoi të hiqej ajo dispozitë? Nëse nuk kishte mundësi të vepronte vetë, pse nuk u angazhua zëvendëskryeministrja e atëhershme, e cila ishte edhe kryetare e partisë dhe kishte më shumë fuqi institucionale?”, ka pyetur Abazi.

Ai ka akuzuar disa media personale dhe profile të rreme në rrjete sociale se po tentojnë të bartin përgjegjësinë te DSB–Vakat, duke krijuar një perceptim të rremë se kjo pozitë është e garantuar për komunitetin boshnjak.

“Së vërteta është e qartë: kjo pozitë u takon komuniteteve joshumicë në Komunën e Prizrenit. Meqë nuk kishte marrëveshje brenda komunitetit, vendosëm të marrim dy drejtori, për të mos u përsëritur skenari i mandatit të kaluar, kur mbetëm pa përfaqësim në pushtetin ekzekutiv”, ka theksuar ai.

Në fund, Abazi ka nënvizuar se DSB–Vakat është pjesë e pushtetit në Komunën e Prizrenit dhe se për herë të parë komuniteti boshnjak ka dy drejtorë në ekzekutiv.

“E kuptojmë se gjendja e konfliktit dhe mosmarrëveshjes me shumicën do t’u përshtatej disa qarqeve, por askush nuk ka të drejtë të shpërndajë të pavërteta dhe gënjeshtra”, ka përfunduar Abazi.

— Dragash Info

Original Facebook objava