Qendrore
Ekspozitë fotografike në Prizren: “Veprat Osmane në Hungari”
Ekspozitë fotografike në Prizren: “Veprat Osmane në Hungari”
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë organizon një ekspozitë fotografike me titull “Veprat Osmane në Hungari”, e cila do të hapet më 24 mars 2026, në ora 18:30, në Galerinë e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Ekspozita sjell pamje dhe dokumentim të monumenteve osmane në Hungari, duke ofruar një pasqyrë historike dhe kulturore të trashëgimisë së përbashkët. Pas ceremonisë së hapjes, do të organizohet edhe një koktej rasti për të ftuarit. — Dragash Info