EKSKLUZIVE Një grup kandidatësh për Kuvendin Komunal pritet që sot, të mërkurën, në ora 10:00, të dorëzojnë zyrtarish…
EKSKLUZIVE
Një grup kandidatësh për Kuvendin Komunal pritet që sot, të mërkurën, në ora 10:00, të dorëzojnë zyrtarisht një kërkesë në Prokurorinë Themelore në Prizren, për zgjerimin e hetimeve lidhur me procesin zgjedhor.
Sipas burimeve të sigurta, kërkesa ka për qëllim që hetimet të mos kufizohen vetëm në nivelin aktual, por të përfshijnë edhe votat për Kuvendin Komunal, për të sqaruar dyshimet e ngritura rreth rregullsisë së procesit zgjedhor.
Kandidatët kërkues vlerësojnë se transparenca dhe zbardhja e plotë e çdo parregullsie të mundshme janë jetike për ruajtjen e besimit të qytetarëve në proceset demokratike dhe institucionet e drejtësisë.
Prokuroria Themelore në Prizren ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë kërkesë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja rreth këtij rasti.
— Dragash Info