Ekskluzive | Jeton Buquku transferohet në QKUK pas plagosjes me dy plumba Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është re…
Ekskluzive | Jeton Buquku transferohet në QKUK pas plagosjes me dy plumba
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar sot në qytetin e Pejës, ku Jeton Buquku ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me dy plumba.
Sipas burimeve të sigurta, i plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin e tij urgjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.
Burimet mjekësore bëjnë të ditur se plumbat e kanë goditur në pjesë vitale të trupit. Aktualisht, gjendja e tij raportohet stabile, por ai po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka nisur hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Deri tani, nuk ka informacione zyrtare lidhur me të dyshuarit apo motivin e sulmit.
Autoritetet pritet të dalin me detaje shtesë gjatë orëve në vijim.
— Dragash Info