Ekipi i Shkollës “Shaban Shabani” në Llapushnik arrin pikët maksimale në garën e robotikës
Ekipi i Shkollës “Shaban Shabani” në Llapushnik arrin pikët maksimale në garën e robotikës Nxënësit e SHFMU Shaban Shabani kanë arritur një sukses të rëndësishëm në garën e robotikës, duke përfunduar me sukses sfidën e dytë dhe duke grumbulluar pikët maksimale – 400 pikë. Në këtë sfidë morën pjesë nxënësit Elma Kryeziu, Rita Krasniqi, Enea Shala, Rron Shala dhe Harbin Kryeziu, të cilët, nën udhëheqjen e mentorit Leutrim Qengaj, treguan përgatitje të lartë, përkushtim dhe bashkëpunim të shkëlqyer gjatë garës. Falë këtij rezultati të shkëlqyer, ekipi është shumë afër finales, duke vazhduar rrugëtimin e tyre me motivim dhe entuziazëm për sfidat e ardhshme në fushën e robotikës. Nga shkolla u shprehën urime për nxënësit dhe mentorin e tyre për këtë arritje, duke u dëshiruar suksese edhe në finalen e ardhshme. — Dragash Info