Botë

Eduar Krasniqi vazhdon me KF Opoja edhe për sezonin e ri KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbolli…

06.02.2026. 1 min čitanja

Eduar Krasniqi vazhdon me KF Opoja edhe për sezonin e ri

KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Eduar Krasniqi, i cili do të mbajë fanellën bardhë e gjelbër edhe në sezonin e ardhshëm.

Klubi po vazhdon ndërtimin e skuadrës mbi baza të qëndrueshme, duke ruajtur lojtarët që kanë dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi në fushë. Krasniqi, me paraqitjet e tij dhe angazhimin konstant, ka qenë një nga futbollistët që i ka dhënë stabilitet dhe energji ekipit.

Vazhdimi i tij pritet të forcojë edhe më tej grupin dhe të rrisë konkurrencën pozitive brenda skuadrës, në prag të sfidave të reja që e presin KF Opojën.

Klubi synon që përmes vazhdimësisë dhe seriozitetit të lojtarëve kyç, të ketë një sezon sa më të suksesshëm.

— Dragash Info

Original Facebook objava