Dyshime për manipulim votash në Nashec – Reagon kuvendari Shukri Quni Kuvendari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Shuk…
Dyshime për manipulim votash në Nashec – Reagon kuvendari Shukri Quni
Kuvendari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Shukri Quni, ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësime serioze për parregullsi gjatë numërimit të votave për deputetë në vendvotimin 2038, SH.F.M.U. “Luigj Gurakuqi” në Nashec, konkretisht në dhomën 03.
Sipas Qunit, gjatë procesit të numërimit është vërejtur vjedhje masive e votave mes kandidatëve të partive opozitare, çka, sipas tij, cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Ai ka bërë thirrje që organet kompetente të drejtësisë dhe institucionet zgjedhore të ndërmarrin hetime urgjente dhe të plota për këto keqpërdorime, duke theksuar se shqetësimet nuk kufizohen vetëm në këtë vendvotim.
“Kërkoj hetim të plotë jo vetëm për vendvotimin në Nashec, por edhe për shumë vendvotime të tjera ku ka dyshime të bazuara për parregullsi serioze,” ka deklaruar Quni.
Reagimi i kuvendarit vjen në një kohë kur transparenca dhe besueshmëria e procesit zgjedhor mbeten thelb.