Botë

Dyshime për fletëvotime të shënjuara në një vendvotim në Rahovec Në një vendvotim në Rahovec janë hasur fletëvotime m…

28.12.2025. 1 min čitanja

Dyshime për fletëvotime të shënjuara në një vendvotim në Rahovec

Në një vendvotim në Rahovec janë hasur fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, duke ngritur dyshime për rregullsinë e procesit të votimit.

Sipas raportimeve që kanë arritur në redaksinë e gazetës online Dragash Info, rasti ka ndodhur në qendrën e votimit të vendosur në shkollën fillore “Isa Boletini” në Rahovec.

Në fletëvotimin e siguruar nga burime në terren, vërehen qartë shenja të vogla në formë pikash dhe vijëzash pranë numrave të disa kandidatëve, çka nuk lejohet sipas rregullave të procesit zgjedhor.

Ende nuk dihet se si kanë përfunduar këto shenja në fletëvotime dhe nëse rasti është evidentuar nga komisionerët e vendvotimit apo nga vëzhguesit zgjedhorë.

Dragash Info është në pritje të një reagimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet përgjegjëse, për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe nëse do të ndërmerren masa konkrete.

Original Facebook objava