Dy persona lëndohen nga zjarri në një shtëpi në Prizren Prizren – Dy persona kanë marrë lëndime pasi një zjarr shpërt…
Dy persona lëndohen nga zjarri në një shtëpi në Prizren
Prizren – Dy persona kanë marrë lëndime pasi një zjarr shpërtheu në katin e parë të një shtëpie në qytet.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë e Zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Njësitë e KEDS-it dhe urgjencës mjekësore kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit, të cilët ishin asfiksuar nga tymi. Ekipi mjekësor bën të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Policia thekson se dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është vlerësuar. Në vendngjarje kanë dalë hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, që ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Rasti mbetet nën hetime dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
– Dragash Info