Dy persona arrestohen në Prizren – Sulm fizik brenda lokalit, një i dyshuar në arrati Prizren – Dy persona të dyshuar…
Dy persona arrestohen në Prizren – Sulm fizik brenda lokalit, një i dyshuar në arrati
Prizren – Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person brenda lokalit të tij në qytetin e Prizrenit.
Sipas informatave zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 02:10, në rrugën “Fehmi Lladrovci”. Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në lokalin e viktimës, mashkull kosovar, ku kanë kryer sulmin fizik ndaj tij.
Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se gjatë incidentit të dyshuarit kanë poseduar armë zjarri, çka ka rritur ndjeshëm rrezikun për përshkallëzim të situatës.
Gjatë kontrollit policor, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta lodra të plastikës si dhe dy thika. Me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër, mashkull kosovar, ndodhet ende në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.
— Dragash Info