Botë

Dy mjekë të shquar nga Prizreni vizituan kolegun e tyre, kryetarin e Dragashit Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhe…

11.12.2025. 1 min čitanja

Dy mjekë të shquar nga Prizreni vizituan kolegun e tyre, kryetarin e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se dje ka pritur në zyrën e tij drejtorin e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren, Dr.Fadil Kryeziun, së bashku me Prof. Dr. Sejran Abdushin me origjinë nga Dragashi.

"I falënderoj për vizitën, urimet, bashkëpunimin dhe interesimin e treguar për zhvillimet në Komunën e Dragashit. Dyert e Komunës sonë janë gjithmonë të hapura për bashkëpunime që sjellin vlera dhe të mira për qytetarët tanë. Njëherit, Dr.Fadilit i uroj edhe kandidaturën e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 28 Dhjetorit" – ka shkruar Xheladini në Facebook.

Original Facebook objava