Botë

Dukagjini Publishing House promovon serinë e lektyrave shkollore në Dragash Në Dragash u mbajt promovimi i serisë së…

13.02.2026. 2 min čitanja

Dukagjini Publishing House promovon serinë e lektyrave shkollore në Dragash

Në Dragash u mbajt promovimi i serisë së lektyrave shkollore për klasat 1–5, organizuar nga Dukagjini Publishing House, ku morën pjesë nxënës të shumtë, të cilët e pritën aktivitetin me kureshtje dhe buzëqeshje.

Gjatë këtij promovimi u diskutua për librat dhe personazhet që i bëjnë fëmijët të qeshin, të reflektojnë dhe të zhyten në botën e imagjinatës. Nxënësit patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe idetë e tyre, duke treguar lidhjen e fortë që kanë me rrëfimet dhe dashurinë për leximin.

Përfaqësuesit e shtëpisë botuese u shprehën se momente të tilla janë frymëzim për të vazhduar rrugëtimin në promovimin e librit dhe kulturës së leximit tek më të vegjlit.

Në fund, organizatorët paralajmëruan takime të tjera të ngjashme në të ardhmen, duke premtuar rikthim së shpejti me aktivitete të reja për nxënësit.

— Dragash Info

Original Facebook objava