Drejtuesit e Policisë vizitojnë Kryetarin e Dragashit për urimin e mandatit të dytë Dragash – Kryetari i Komunës së D…
Drejtuesit e Policisë vizitojnë Kryetarin e Dragashit për urimin e mandatit të dytë
Dragash – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin Rajonal të Policisë, Faton Alija, si dhe Komandantin e Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka.
Vizita u realizua me rastin e urimit të mandatit të dytë të kryetarit Xheladini në krye të Komunës së Dragashit. Me këtë rast, drejtuesit e Policisë i kanë dorëzuar edhe një dhuratë simbolike kryetarit.
Kryetari Xheladini ka shprehur mirënjohje për vizitën dhe respektin e treguar, duke vlerësuar lart bashkëpunimin korrekt dhe profesional me Policia e Kosovës.
Ai theksoi se mbetet i përkushtuar që ky bashkëpunim institucional të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej, në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve të komunës.
— Dragash Info
![Lideri policije posećuju Dragašovog predsednika za unapređivanje drugog terma Dragaša ] predsedavajućeg D komisije…](https://dragash.info/wp-content/uploads/2026/02/631968683_122121501171132851_3514078969720420227_n-150x150.jpg)

