Botë

Dragash: Mbledhja e Qeverisë Komunale me vendime për strehimore, bletari dhe infrastrukturë kundër zjarreve Dragash,…

24.02.2026. 2 min čitanja

Dragash: Mbledhja e Qeverisë Komunale me vendime për strehimore, bletari dhe infrastrukturë kundër zjarreve

Dragash, 24 shkurt 2026

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale të Komunës se Dragashit, ku u diskutuan dhe u morën disa vendime me rëndësi për komunitetin lokal.

Në fillim të takimit, në praninë e përfaqësuesit të organizatës Platform for Lawyers, avokatit Mehmet Vehbi Filiz, u shqyrtuan mundësitë për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë në territorin e komunës. Me këtë rast, u formua një komision treanëtarësh që, në bashkëpunim me organizatën në fjalë, do të analizojë hapat ligjorë dhe procedurat administrative për realizimin e projektit, i cili synon trajtimin më të organizuar dhe human të qenve endacakë.

Në vijim, Qeveria Komunale vendosi të formojë edhe Komisionin për implementimin e donacionit nga Republika e Turqisë, i dedikuar për bletarët e rajonit të Gorës. Ky komision do të mbikëqyrë zbatimin korrekt të projektit, me qëllim forcimin e sektorit të bletarisë dhe mbështetjen e prodhuesve lokalë në këtë fushë.

Gjatë mbledhjes u diskutua gjithashtu për organizimin e agjendës së aktiviteteve në shënim të Epopes se UÇK-së, si dhe për caktimin e nga një lokacioni në pjesën e Gorës dhe të Opojës për ndërtimin e hidranteve për shuarjen e zjarreve, si masë parandaluese për rritjen e sigurisë publike.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës se Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili theksoi se këto vendime synojnë përmirësimin e shërbimeve komunale, mbështetjen e sektorëve prodhues dhe rritjen e sigurisë në territorin e komunës.

© Dragash Info

Original Facebook objava