Dr.
Dr. Nazmi Velija emërohet Drejtor i QKMF-së në Dragash
Kryetari i Komunës së Dragashit ka pritur sot në zyrën e tij Dr. Nazmi Velija, me të cilin ka nënshkruar akt-emërimin në pozitën e Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, pas përfundimit të procedurave të rregullta të konkursit.
Dr. Nazmi Velija është mjek me përvojë të dëshmuar profesionale, i cili prej disa vitesh ka shërbyer me përkushtim në këtë institucion shëndetësor, duke qenë i njohur nga afër me nevojat dhe sfidat e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor në komunë.
Sipas kryetarit të komunës, përvoja dhe profesionalizmi i Dr. Velijës pritet të jenë një vlerë e shtuar në udhëheqjen e QKMF-së, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Në fund, kryetari i komunës i ka uruar Dr. Nazmi Velijës suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përgjegjësitë që e presin.



