Botë

DR.

18.02.2026. 2 min čitanja

DR. SHABAN NEBIU NGA BLAÇI DIPLOMON SI SPECIALIST I PULMOLOGJISË

Një lajm i mirë dhe krenari për fshatin Blaç, trevën e Opojës dhe gjithë komunën e Dragashit: Dr. Shaban Nebiu ka diplomuar si specialist i Pulmologjisë.

Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe një vlerë të shtuar për sistemin shëndetësor, veçanërisht në fushën e sëmundjeve të mushkërive. Specializimi në Pulmologji është një hap i madh në shërbim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët, sidomos në kohën kur problemet respiratore mbeten sfidë e vazhdueshme.

Me këtë arritje, Dr. Nebiu jo vetëm që nderon familjen dhe vendlindjen e tij, por bëhet edhe një shembull frymëzimi për të rinjtë e Opojës që synojnë rrugën e dijes dhe profesionalizmit.

I urojmë Dr. Shaban Nebiut suksese të mëtejshme në karrierën e tij dhe punë të mbarë në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava