Botë

Dorëheqja e Lumir Abdixhikut pritet të vendoset në Kuvendin e LDK-së Pas humbjes së rëndë të Lidhjes Demokratike të K…

13.01.2026. 2 min čitanja

Dorëheqja e Lumir Abdixhikut pritet të vendoset në Kuvendin e LDK-së

Pas humbjes së rëndë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kryesia e kësaj partie ka mbajtur sot një mbledhje maratonë që ka zgjatur mbi pesë orë. Takimi u cilësua si konsultativ, por në fokus ishte edhe fati politik i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Sipas burimeve të Dragash Info, kryesia e LDK-së ka vendosur që çështja e dorëheqjes së Abdixhikut të mos zgjidhet në këtë nivel, por të dërgohet për vendimmarrje në Kuvendin e partisë, si organi më i lartë vendimmarrës.

Para fillimit të mbledhjes, disa anëtarë të kryesisë janë deklaruar shkurt para mediave.

Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti, tha se takimi ka të bëjë me çështje të brendshme të partisë, duke mos dhënë qëndrim të qartë për dorëheqjen e Abdixhikut.

“Sa i përket dorëheqjes së kryetarit, për këtë janë kompetente organet e partisë, përfshirë kuvendin dhe këshillin e përgjithshëm,” u shpreh Ahmeti.

Edhe anëtari i kryesisë, Anton Çuni, u shpreh se të gjitha çështjet do të diskutohen brenda takimit dhe se qëndrimet zyrtare do të bëhen publike pas përfundimit të tij.

Ndërkohë, Hykmete Bajrami e cilësoi takimin si konsultativ, duke theksuar se qëndrimet e saj do t’i bëjë publike më vonë.

Në media është raportuar se, në rast të largimit të Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit, emra të përfolur si kandidatë potencialë për udhëheqjen e LDK-së janë Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Abdullah Hoti dhe Arben Gashi.

— Dragash Info

Original Facebook objava