DKA Prizren diskuton fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe sigurinë në shkolla Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të A…
DKA Prizren diskuton fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe sigurinë në shkolla
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka mbajtur sot një takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Gjatë takimit, fokus i veçantë iu kushtua çështjes së sigurisë në institucionet arsimore, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, të cilët prezantuan masat dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për garantimin e një ambienti të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
Po ashtu, u trajtua edhe planifikimi i buxhetit për vitin 2026, me theks në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e cilësisë së arsimit në komunë.
Takimi u vlerësua si i rëndësishëm për koordinimin institucional dhe përgatitjen e shkollave për vazhdimin e suksesshëm të vitit shkollor.
— Dragash Info






