Lokale

Dita e Numrit π, SHML “Ruzhdi Berisha” përgatit revistën shkollore

14.03.2026. 1 min čitanja

14 Marsi – Dita e Numrit π, SHML “Ruzhdi Berisha” përgatit revistën shkollore Me rastin e 14 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Numrit π, Aktivi Profesional i Matematikës dhe Klubi i Matematikës i SHML “Ruzhdi Berisha” po përgatisin botimin e një reviste shkollore të dedikuar kësaj dite të veçantë të matematikës. Ky botim synon të theksojë rëndësinë e ditës së Numrit π dhe të pasqyrojë angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në promovimin e dijes dhe kërkimit shkencor. Numri π, një nga konstantet më të njohura matematike, simbolizon kërkimin e pandërprerë për saktësi, logjikë dhe kuptim të ligjësive që rregullojnë botën përreth nesh. Nxënësit dhe stafi i shkollës shprehin urimet e tyre për të gjithë dashamirësit e matematikës, duke shpresuar që kjo ditë të vazhdojë të frymëzojë brezat e rinj drejt dijes dhe arritjeve akademike. — Dragash Info