Sport

Derbi në Prizren i takon Vushtrrisë, Liria mposhtet 0:1

08.03.2026. 2 min čitanja

Derbi i zhvilluar sot ndërmjet KF Liria dhe KF Vushtrria ka përfunduar me fitore minimale të mysafirëve.

Ndeshja e luajtur në

width=

Stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren u mbyll me rezultatin 0:1 në favor të Vushtrrisë, në një përballje të fortë dhe mjaft të luftuar nga të dy skuadrat.

Takimin e kanë n

djekur rreth 6 mijë tifozë në stadium, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë sportive gjatë gjithë ndeshjes.

Vushtrria arriti të ruajë epërsinë minimale deri në fund, duke marrë tri pikë të rëndësishme në këtë duel të madh, ndërsa Liria mbeti pa rezultat pozitiv para tifozëve të saj.

  width=

Pas përfundimit të lojës janë raportuar edhe disa incidente mes tifozëve, por me ndërhyrjen e shpejtë të Policisë së Kosovës situata është vënë nën kontroll dhe gjithçka ka përfunduar pa pasoja serioze.

Ky derbi tërhoqi vëmendje të madhe në opinionin sportiv, si për shkak të rivalitetit në fushë, ashtu edhe për atmosferën e krijuar në tribunat e stadiumit në Prizren.