Botë

Deputetë të rinj, gati shtrirje në gjithë Kosovën: Si e përtëriu Bedri Hamza grupin parlamentar të PDK-së Në zgjedhje…

08.01.2026. 2 min čitanja

Deputetë të rinj, gati shtrirje në gjithë Kosovën: Si e përtëriu Bedri Hamza grupin parlamentar të PDK-së

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja u pa kryesisht si parti e rajonalizuar, me deputetë të shumtë nga Drenica. Ky fenomen duket se u vërejt nga kryetari i partisë, Bedri Hamza, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit rikonfiguroi dhjetëshen e parë të listës, duke përfshirë aty emra të rinj si Arben Mustafa, Besa Kabashi – Ramaj dhe Eman Rrahmani. Të gjithë këta u zgjodhën deputetë.

Lista e PDK-së përfshin gjithashtu disa të rinj pa prapavijë të gjatë politike, si Arian Tahiri, Përparim Gruda, Sala Jashari dhe Arbnore Salihu.

Edhe Prishtina ka përfaqësim me dy deputetë: Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili, ndërsa Eman Rrahmani vjen gjithashtu nga kryeqyteti.

Në grupin parlamentar të PDK-së vazhdojnë të jenë të pranishëm emra me përvojë të gjatë, si Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj dhe Elmi Reçica.

Këtë herë, PDK-ja ka edhe dy përfaqësues nga rajoni i Prizrenit: Nait Hasani dhe Kujtim Gashi.

Arben Mustafa përfaqëson Gjilanin, Besa Kabashi – Ramaj rajonin e Pejës, prej nga vjen edhe Xhavit Haliti. Nga Drenica janë të pranishëm Mërgim Lushtaku, Blerta Deliu – Kodra dhe Ganimete Musliu.

Në mesin e grupit parlamentar të PDK-së janë edhe ish-komandantë të UÇK-së, si Rrahman Rama dhe Ferat Shala, duke i dhënë grupit një kombinim të përvojës politike dhe të rinisë nga rajone të ndryshme të Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava