Denis Baxhaku – Ambasadori i Boksit Shqiptar në Botë Nga Bellobradi i Opojes, Komuna e Dragashit, po ngrihet një emër…
Denis Baxhaku – Ambasadori i Boksit Shqiptar në Botë
Nga Bellobradi i Opojes, Komuna e Dragashit, po ngrihet një emër që po bën bujë në arenën ndërkombëtare të boksit. Denis Baxhaku, i lindur dhe rritur në Vienë të Austris, nisi rrugëtimin e tij në moshën 16-vjeçare dhe që atëherë ka treguar se talenti, pasioni dhe vendosmëria nuk njohin kufij.
Me 7 ndeshje si amator dhe 4 si profesionist – dy prej të cilave të fituara me KO – Denis përfaqëson jo vetëm rrënjët e veta shqiptare, por edhe fuqinë dhe krenarinë e trevës së Opojes. Qëllimi i tij është i qartë: të arrijë majat e boksit dhe të bëhet një emër i njohur ndërkombëtarisht, duke mbajtur gjithmonë krenar origjinën e tij.
Denis Baxhaku është një ambasador i talentit dhe ambicies shqiptare, duke treguar se me punë, disiplinë dhe ëndërr, çdo kufi mund të thyhet. E ardhmja e tij në ring duket premtuese, dhe ne si trevë jemi krenarë që e kemi atë si përfaqësuesin tonë nepër botë.
— Dragash Info






