Dëmtim i binarit hekurudhor, ndërpritet qarkullimi i trenave Pejë – Prishtinë Udhëtimi me tren në relacionin Pejë – P…
Dëmtim i binarit hekurudhor, ndërpritet qarkullimi i trenave Pejë – Prishtinë
Udhëtimi me tren në relacionin Pejë – Prishtinë nuk do të funksionojë për një periudhë kohe, për shkak të rrëshqitjes së gurëve në kilometrin 51/200, që ka shkaktuar dëmtim të binarit hekurudhor.
Sipas njoftimit të Trainkos, treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të qarkullojë, ndërsa treni në relacionin Klinë – Pejë do të qarkullojë sipas orarit të lëvizjes së trenave.
“Treni Pejë – Prishtinë – Pejë nuk do të qarkullojë deri në njoftimin e radhës,” bëhet e ditur nga Trainkos.
Autoritetet paralajmërojnë udhëtarët që të planifikojnë rrugët e tyre me kohë dhe të ndjekin njoftimet për rifillimin e qarkullimit.
— Dragash Info


