Botë

Dega e PDK-së në Dragash uron veteranët e UÇK-së për Ditën e Veteranit Me rastin e Ditës së Veteranit, Dega e Partisë…

30.12.2025. 2 min čitanja

Dega e PDK-së në Dragash uron veteranët e UÇK-së për Ditën e Veteranit

Me rastin e Ditës së Veteranit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka përcjellë urimet e saj për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesazhin e saj, Dega e PDK-së në Dragash ka theksuar se kjo ditë përbën një kujtesë të përhershme të sakrificës, guximit dhe përkushtimit të veteranëve për lirinë e atdheut, duke nënvizuar se falë luftës dhe qëndresës së tyre, sot qytetarët e Kosovës gëzojnë lirinë dhe shtetin e tyre.

Tutje, në mesazh thuhet se veteranët e UÇK-së përfaqësojnë themelin e lirisë dhe krenarinë e kombit, ndërsa respekti dhe mirënjohja për kontributin e tyre do të mbeten gjithmonë të përhershme.

Në përmbyllje, Dega e PDK-së në Dragash ka shprehur nderim dhe respekt për veteranët e UÇK-së, si dhe lavdi të përjetshme për dëshmorët e kombit.

Original Facebook objava