Qendrore

Daut Haradinaj i ashpër ndaj Shkëlzen Gashit: “Po fyen viktimat e luftës, kjo është agjendë e Serbisë”

28.03.2026. 2 min čitanja

Daut Haradinaj i ashpër ndaj Shkëlzen Gashit: “Po fyen viktimat e luftës, kjo është agjendë e Serbisë” Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, e vendosur në sheshin e Prishtinës, ku janë paraqitur të dhëna të kontestuara për disa ngjarje të luftës. Në reagimin e tij, Haradinaj ka kritikuar publikisht Shkëlzen Gashi, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që ai, sipas tij, ofendon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas Haradinajt, përmes kësaj ekspozite dhe publikimeve të ngjashme, po bëhet shtrembërim i fakteve historike, duke shtuar se një gjë e tillë është e papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Ai gjithashtu ka deklaruar se këto veprime janë përsëritur në vazhdimësi dhe, sipas tij, janë bërë përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. “Më herët e ke ofenduar UÇK-në, tash po i fyen viktimat e luftës. Shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj. Këto deklarata vijnë në një kohë kur ekspozita për masakrat në Kosovë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, me kundërshtime nga kategori të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe ish të burgosur politikë dhe përfaqësues institucionalë. — Dragash Info