Dalja në votime në Komunën e Dragashit deri në orën 13:00 – 10.16% Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar s…
Dalja në votime në Komunën e Dragashit deri në orën 13:00 – 10.16%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Komunën e Dragashit, nga ora 07:00 deri në 13:00, kanë ushtruar të drejtën e votës 4,166 qytetarë, që përbëjnë 10.16% të elektoratit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KQZ, procesi i votimit në këtë komunë është duke u zhvilluar brenda afateve të parapara, ndërsa pritet që pjesëmarrja të rritet në orët e pasdites.
Institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, duke respektuar rregullat dhe procedurat zgjedhore.