Burim Piraj: “Një votues – Një votë, vetëm kështu krijohet demokracia e vërtetë” Biznesmeni i njohur dhe pronar i kom…
Burim Piraj: “Një votues – Një votë, vetëm kështu krijohet demokracia e vërtetë”
Biznesmeni i njohur dhe pronar i kompanisë MEKA Hallall Food, Burim Piraj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin zgjedhor, duke kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për 10 kandidatë për deputet.
Sipas tij, komisionerët dhe deputetët nuk kanë faj, ndërsa përgjegjësia bie tek partitë politike, të cilat sipas Pirajt kanë mundësuar një sistem manipulativ të votave duke vendosur që qytetarët të votojnë për 10 kandidatë njëherësh.
“Partitë politike kanë dashur mjegull, dhe mjegulla e tyre ka dhënë fryte. Po të votohej vetëm një (1) deputet, gjasat për manipulim do të ishin 10 fish më të vogla,” shkruan Piraj.
Ai apelon për një sistem zgjedhor më transparent dhe të thjeshtë, ku çdo qytetar të ketë vetëm një votë për një kandidat, duke e cilësuar këtë si rrugën për krijimin e një demokracie të vërtetë.
— Dragash Info