Botë

Borxhi i jashtëm i Kosovës arrin në 4.61 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2025 Borxhi i jashtëm bruto i K…

07.01.2026. 2 min čitanja

Borxhi i jashtëm i Kosovës arrin në 4.61 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2025

Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, që përfshin borxhin publik dhe atë privat, ka arritur në 4.61 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 142.08 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), rritja e borxhit të jashtëm është nxitur kryesisht nga sektori privat, i cili ka kontribuar me 145.21 milionë euro, ndërkohë që borxhi i sektorit publik ka shënuar një zvogëlim prej 3.12 milionë euro.

Borxhi i sektorit publik, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, arriti në 1.02 miliardë euro, duke përbërë 22.05 për qind të gjithsej borxhit të jashtëm të vendit. Pjesa më e madhe e këtij borxhi lidhet me borxhin e jashtëm të qeverisë, i cili në këtë periudhë ishte 855.82 milionë euro.

Ndërkohë, borxhi i sektorit privat arriti në 3.59 miliardë euro, duke përfaqësuar pjesën dominuese të borxhit të jashtëm të Kosovës.

Sipas BQK-së, struktura e borxhit privat përbëhet kryesisht nga bankat komerciale me 19.73 për qind, kompanitë në relacion të investimeve direkte me 27.61 për qind, si dhe sektorët e tjerë me 52.66 për qind.

Të dhënat tregojnë se dinamika e borxhit të jashtëm mbetet e ndikuar kryesisht nga aktivitetet e sektorit privat, ndërsa borxhi publik vazhdon të ruajë një nivel relativisht të qëndrueshëm.

— Dragash Info

Original Facebook objava