Lokale

Bibliotekat e shkollave fillore në Dragash pasurohen me libra falë donacionit nga Dukagjini

17.03.2026. 1 min čitanja

  Bibliotekat e shkollave fillore në Dragash pasurohen me libra falë donacionit nga Dukagjini Të gjitha bibliotekat e shkollave fillore në komunën e Dragash janë pasuruar sot me lektyra shkollore për ciklin fillor, falë një donacioni të vlefshëm nga shtëpia botuese Dukagjini. Ky donacion pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin arsimor të nxënësve, duke kontribuar në pasurimin e fjalorit të tyre dhe në zgjerimin e njohurive përmes leximit. Drejtorët e shkollave, së bashku me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Dragash, kanë shprehur mirënjohje të thellë për këtë iniciativë, duke falënderuar shtëpinë botuese Dukagjini me seli në Pejë për kontributin e çmuar në arsim. Ky gjest human vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve në shkolla dhe nxitjes së kulturës së leximit tek gjeneratat e reja. Faleminderit Dukagjini! — Dragash Info width= width=