Bexhet Xheladini riemëron Behar Brenolin drejtor të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Kryetari i Komunë…
Bexhet Xheladini riemëron Behar Brenolin drejtor të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sot ka riemëruar z. Behar Brenoli në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Sipas kryetarit Xheladini, ky riemërim është dëshmi e besimit në profesionalizmin, angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të z. Brenoli në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Ai theksoi se puna dhe përkushtimi i deritanishëm i drejtorit Brenoli kanë dhënë rezultate konkrete në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke shprehur bindjen se edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë me realizimin e projekteve të rëndësishme në këtë sektor.
Në fund, kryetari Xheladini i uroi z. Behar Brenolit shumë suksese në detyrën e tij dhe realizim të mëtejshëm të projekteve në dobi të shëndetit dhe mirëqenies sociale të qytetarëve të Dragashit.
— Dragash Info