Bexhet Xheladini riemëron Bean Hadziasan drejtor të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Kryet…
Bexhet Xheladini riemëron Bean Hadziasan drejtor të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sot ka riemëruar z. Bean Hadziasan në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Sipas kryetarit Xheladini, ky riemërim është rezultat i përvojës profesionale, përkushtimit dhe punës së deritanishme të z. Hadziasan, me qëllim të vazhdimit të projekteve dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Kryetari i komunës i uroi z. Hadziasan suksese në mandatin e tij të ri dhe bashkëpunim të frytshëm në realizimin e objektivave zhvillimore në drejtorinë që do të udhëheqë edhe për një mandat tjetër.
— Dragash Info