Lokale

Bexhet Xheladini pret në takim Komandantin e ri të KFOR-it për Rajonin Perëndimor

12.03.2026. 1 min čitanja

Kryetari Bexhet Xheladini pret në takim Komandantin e ri të KFOR-it për Rajonin Perëndimor Dragash – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarët e kabinetit të tij, ka pritur sot në një takim zyrtar Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR (RC-W), Kolonelin Federico Mora. Gjatë takimit, kryetari Xheladini e njoftoi kolonelin Mora me një historik të shkurtër të Komunës së Dragashit dhe i uroi suksese në realizimin e misionit të tij në Kosovë. Me këtë rast, u shpreh mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar në veçanti mbështetjen e pakursyer të strukturave të CIMIC-ut dhe LMT-së për institucionet lokale të komunës. Pas takimit, kryetari Xheladini dhe koloneli Mora vizituan edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku panë nga afër angazhimin e punëtorëve shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. — Dragash Info