Bexhet Xheladini merr pjesë në iftar të përbashkët me banorët e Restelicës
Bexhet Xheladini merr pjesë në iftar të përbashkët me banorët e Restelicës Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë sonte në një iftar të përbashkët të organizuar me banorët e fshatit Restelicë. Përmes një mesazhi publik, Xheladini ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij organizimi, duke falënderuar organizatorët për ftesën dhe për atmosferën e krijuar gjatë mbrëmjes. “Sonte pata kënaqësinë të jem pjesë e një iftari të përbashkët me banorët e mrekullueshëm të fshatit Restelicë. Falënderoj organizatorët për ftesën dhe për organizimin e këtij iftari të begatë, që na mblodhi në një atmosferë të bukur solidariteti, respekti dhe bashkimi”, ka shkruar Xheladini. Iftarët e përbashkët gjatë muajit të Ramazanit vazhdojnë të jenë një traditë e rëndësishme që forcon lidhjet ndërmjet komunitetit dhe promovon vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit. — Dragash Info