Botë

Bexhet Xheladini emëron Arijeta Qafleshi Skerajn shefe të Kabinetit të Kryetarit të Komunës Dragash – Kryetari i Komu…

22.12.2025. 1 min čitanja

Bexhet Xheladini emëron Arijeta Qafleshi Skerajn shefe të Kabinetit të Kryetarit të Komunës

Dragash – Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, sot ka emëruar znj. Arijeta Qafleshi Skeraj në detyrën e shefes së Kabinetit të Kryetarit, pas pensionimit të saj nga pozita e këshilltares në Kuvendin Komunal.
Znj. Qafleshi Skeraj gëzon një përvojë të gjatë institucionale dhe politike. Në zgjedhjet e fundit lokale, ajo u zgjodh për herë të pestë anëtare e Kuvendit të Komunës së Dragashit, ndërsa në mandatin e kaluar shërbeu si Kryetare e Kuvendit Komunal, duke udhëhequr me profesionalizëm dhe duke shënuar rezultate të dukshme në funksionimin e organit më të lartë vendimmarrës të komunës.
Me rastin e këtij emërimi, Kryetari Xheladini ka uruar znj. Arijeta Qafleshi Skeraj për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në punën dhe angazhimin e saj profesional në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit.

Original Facebook objava