Botë

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Prizrenit Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të P…

16.01.2026. 2 min čitanja

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila u mbajt sot, kanë dhënë betimin katër anëtarë të rinj të këtij institucioni përfaqësues.

Bëhet fjalë për Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati dhe Adrit Krasniqi, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Anëtarët e rinj do t’i zëvendësojnë Islam Ukimeri, Adem Morina, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Bexhat Bytyçi, të cilët janë emëruar drejtorë në ekzekutivin komunal.

Emërimet në pozitat drejtuese janë bërë nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të riorganizimit të strukturës ekzekutive komunale.

Me këtë betim, Kuvendi Komunal i Prizrenit vazhdon punën me përbërje të re, ndërsa anëtarët e sapoemëruar pritet të angazhohen në proceset vendimmarrëse dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të komunës.

— Dragash Info

Original Facebook objava