Botë

Betimi i legjislaturës së re në Komunën e Dragashit Në Dragash u mbajt sot seanca konstituive e legjislaturës së re t…

11.12.2025. 1 min čitanja

Betimi i legjislaturës së re në Komunën e Dragashit

Në Dragash u mbajt sot seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit Komunal. Seanca u udhëhoq nga asambleisti më i vjetër, Usmen Baldži, dhe nisi me intonimin e himnit shtetëror, si dhe me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Gjatë seancës u bë betimi i asambleistëve të rinj dhe i Kryetarit të Komunës. Në fjalën e tij, kryetari falënderoi të pranishmit për besimin dhe prezantoi shkurtimisht punët e realizuara gjatë mandatit të kaluar, si dhe projektet që pritet të nisen në të ardhmen.

Aktivitetet e ditës vazhduan me homazhe te shtatorja e komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe tek varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe.

| Dragash Info |

Original Facebook objava