Bekim Hoxha priti Drejtorin e Sigurisë Ushqimore të Malit të Zi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e ushqimit dhe…
Bekim Hoxha priti Drejtorin e Sigurisë Ushqimore të Malit të Zi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e ushqimit dhe veterinarisë
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), Bekim Hoxha, ka pritur sot Drejtorin e Drejtorisë për Sigurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe Çështjet Fitosanitare të Malit të Zi, Vladimir Đaković.
Takimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e sigurisë ushqimore dhe kontrollit veterinar.
Gjatë takimit, u diskutua mbi kontrollet e cilësisë së ushqimit në të dyja vendet, si dhe mbi sigurimin e standardeve për produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët. Palët theksuan rëndësinë e mbikëqyrjes së ushqimit, kontrollit veterinar dhe fitosanitar për të garantuar shëndetin e konsumatorëve dhe për të rritur besueshmërinë e produkteve ushqimore.
Hoxha dhe Đaković u dakorduan që thellimi i bashkëpunimit, përfshirë shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit, do të jetë prioritet për të dyja agjencitë në të ardhmen, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kontrollit të ushqimit dhe shëndetit veterinar.
Raporton Dragash Info.