Bekim Gashi emërohet kryeshef ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren
Bekim Gashi emërohet kryeshef ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren ka njoftuar se nga sot detyrën e kryeshefit ekzekutiv e ka marrë Bekim Gashi. Me këtë rast, kompania i ka uruar Gashit suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se përvoja dhe angazhimi i tij do të ndikojnë në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, rritjen e efikasitetit dhe zhvillimin e mëtejmë të ndërmarrjes. Në njoftim thuhet se KRU Hidroregjioni Jugor mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të rrjetit në të gjitha zonat e saj të shërbimit. Ndërkohë, me rastin e përfundimit të mandatit, ish-kryeshefi Fadil Berisha ka shprehur mirënjohje për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë pozitë. “Kjo periudhë për mua ka qenë një përvojë e veçantë profesionale dhe njerëzore. Së bashku me një staf të përkushtuar kemi punuar çdo ditë për të përmirësuar shërbimet dhe për të qenë sa më afër nevojave të qytetarëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen që kam ndjerë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka deklaruar ai. Berisha theksoi se largohet me krenari për punën dhe rezultatet e arritura, pavarësisht sfidave të shumta, duke uruar që drejtimi i ri të vazhdojë përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë. — Dragash Info