Sport

Behar Rifaj – Lideri i heshtur që nuk dorëzohet kurrë

13.04.2026. 2 min čitanja

Behar Rifaj – lideri i heshtur që nuk dorëzohet kurrë width= Behar Rifaj, i lindur më 26 qershor 1996 në Dragash, është një nga futbollistët që me punë të palodhshme dhe përkushtim ka ndërtuar një karrierë të respektueshme në futbollin kosovar. width= Hapat e parë në futboll i hodhi në moshën 17-vjeçare te KF Opoja, për të vazhduar më pas te KF Liria e Prizrenit, ku karriera e tij mori drejtim më serioz. Pas dy sezonesh të suksesshme, ai u transferua te KF Rahoveci në Ligën e Parë, ku për tre sezone me radhë ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës. width= Karriera e tij u pasurua edhe me përvojë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e klubit bullgar Litex Lovech. Pas rikthimit në Kosovë, Rifaj veshi sërish fanellën e Rahovecit për një gjysmë sezoni, përpara se të transferohej te KF Vëllazëria e Zhurit, transferim në të cilin rol të rëndësishëm pati trajneri Erdogan Brando. width= Pandemia ndikoi në ndërprerjen e ritmit të tij, por rikthimi ishte i fuqishëm. Ai vendosi të kthehej aty ku gjithçka kishte nisur – te KF Opoja – me një mision të qartë: ngritjen e klubit. Në rolin e kapitenit, ai udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion dhe sigurimit të një vendi në Ligën e Dytë. width= Pas një periudhe sfiduese dhe një mosmarrëveshjeje me drejtuesit, ai vazhdoi karrierën te KF Arbanasi, ku për dy sezone mbajti shiritin e kapitenit dhe ishte ndër faktorët kryesorë në garën për inkuadrim në një rang më të lartë garues. Përveç futbollit, Behar Rifaj është pjesë e Policisë së Kosovës dhe aktiv në futsall me FC Policia, ekip që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ardhshëm. Ai gjithashtu shërben në Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në Prizren. width= I njohur si një lojtar luftarak dhe shembullor, Rifaj mbetet një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë saj – një futbollist që nuk dorëzohet kurrë dhe që gjithmonë motivon ekipin drejt suksesit. — Dragash Info