Bedri Hamza hap fushatën e PDK-së në Prizren: “Kosova nuk ka më kohë për të humbur” Kandidati për Kryeministër nga Pa…
Bedri Hamza hap fushatën e PDK-së në Prizren: “Kosova nuk ka më kohë për të humbur”
Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), z. Bedri Hamza, ka hapur sot fushatën zgjedhore të kësaj partie në Prizren, nga ku ka dërguar mesazhe të qarta për ndryshim dhe qeverisje me plan.
Duke folur nga Prizreni historik, Hamza theksoi se Kosova po përballet me pasojat e keqqeverisjes, të cilat sipas tij po reflektohen në koston e lartë të jetesës, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largimin e vazhdueshëm të të rinjve nga vendi.
Ai u shpreh se shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime, por me vizion dhe planifikim të qartë institucional, duke shtuar se qeveria që ai synon të udhëheqë do të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallime dhe pa përjashtime.
Sipas Hamzës, një Kosovë funksionale dhe e qëndrueshme nis me angazhim të përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve.












