Bedri Hamza hap fushatën e PDK-së në Dragash: Premton zhvillim ekonomik dhe qeverisje transparente Kandidati për Krye…
Bedri Hamza hap fushatën e PDK-së në Dragash: Premton zhvillim ekonomik dhe qeverisje transparente
Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), z. Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Dragash, ku është bërë hapja zyrtare e fushatës zgjedhore të kësaj partie në këtë komunë.
Gjatë fjalës së tij, Hamza theksoi se programi i PDK-së synon krijimin e më shumë mundësive për bizneset, rritjen e pagave për punëtorët, si dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo qytetar dhe çdo familje në Kosovë.
Ai u shpreh se PDK nuk vjen për eksperimente politike, por për të qeverisur me përgjegjësi dhe transparencë, duke u fokusuar në punë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.
“Hapja e fushatës në Dragash është mesazh i bashkimit dhe angazhimit përpara drejt një Kosove më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë,” thuhet në mesazhin e kandidatit Hamza.






