Botë

Bastiset shtëpia e kryeshefit të “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (…

26.01.2026. 2 min čitanja

Bastiset shtëpia e kryeshefit të “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në Ndërmarrjen Publike Regjionale të Pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Prokurori i rastit, Halim Borovci, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se aksioni lidhet me një hulumtim gazetaresk që ka të bëjë me një tender në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese.

Sipas Borovcit, përveç bastisjeve në ambientet zyrtare të ndërmarrjes “Ekoregjioni”, është bastisur edhe shtëpia e kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, Burim Shala.

Hetimet po zhvillohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Aksioni është konfirmuar gjithashtu edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, e cila ka bërë të ditur se veprimet hetimore janë ende në vazhdim.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me personat e dyshuar apo masat e mundshme që mund të ndërmerren pas përfundimit të aksionit.

— Dragash Info

Original Facebook objava