Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, shoqërohet nga Policia e Kosovës
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, shoqërohet nga Policia e Kosovës
Njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion bastisjeje në banesën e analistit Shkëlzen Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur Rron Gjinovci, i cili ka njoftuar se gjatë këtij operacioni policor janë mbledhur prova relevante për rastin, ndërsa Gashi është shoqëruar nga policia. Sipas tij, Gashi aktualisht ndodhet nën shoqërim policor, por ende nuk është arrestuar. “Kanë ardhë me bastisë banesën me mbledhë prova dhe me shoqëru Shkëlzenin, i cili tashmë është nën shoqërimin e policisë, por ende i paarrestum”, ka deklaruar Gjinovci. Ai gjithashtu ka kritikuar mënyrën e veprimit të institucioneve, duke e cilësuar këtë rast si shqetësues për një vend demokratik. “Shekulli 21, vend demokratik, Prokuroria Speciale dhe Policia e Krimeve të Rënda bastisin e shoqënojnë njerëz për ekspozitë”, është shprehur ai. Ky zhvillim vjen pas autorizimit të Prokuroria Speciale e Kosovës për mbledhjen e provave ndaj Gashit, i cili po hetohet nën dyshimin për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. — Dragash Info