Botë

Banorët e Opojës ankohen për ndërprerjen e rrjetit 4G të IPKO-së gjatë mungesës së rrymës Faqja Bresanë ka reaguar pu…

04.01.2026. 2 min čitanja

Banorët e Opojës ankohen për ndërprerjen e rrjetit 4G të IPKO-së gjatë mungesës së rrymës

Faqja Bresanë ka reaguar publikisht lidhur me një problem të përsëritur që, sipas tyre, po prek prej kohësh banorët e rajonit të Opojës. Bëhet fjalë për ndërprerjen e plotë të rrjetit mobil 4G të operatorit IPKO sa herë që ndalet furnizimi me energji elektrike.

Sipas njoftimit, në momentet kur ka ndërprerje të rrymës, rrjeti i IPKO-së bëhet plotësisht jofunksional, duke pamundësuar komunikimin telefonik, qasjen në internet dhe kryerjen e obligimeve të përditshme, veçanërisht në situata emergjente.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese, sipas banorëve, është fakti se operatorë të tjerë mobilë, si Vala, vazhdojnë të ofrojnë shërbim 4G/5G edhe gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike. Kjo, sipas tyre, dëshmon se problemi nuk është i pashmangshëm, por lidhet me infrastrukturën dhe përgjegjësinë e operatorit.

Për këtë arsye, sot është dërguar një email zyrtar ankese drejtuar IPKO-së, me kërkesë për sqarim dhe ndërmarrje të masave konkrete për përmirësimin e shërbimit në këtë zonë.

Ankesa është adresuar gjithashtu edhe te Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si dhe te Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, me qëllim trajtimin institucional të këtij problemi.

Banorët e Opojës kërkojnë reagim të shpejtë nga institucionet përkatëse dhe zgjidhje afatgjate, duke theksuar se qasja në rrjet mobil është shërbim jetik për komunitetin.

— Dragash Info

Original Facebook objava