BANORËT E LAGJES TUSUZ NË PRITJE TË RRYMËS – MBI 50 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE Më shumë se gjysma e lagjes Tusuz, në qy…
BANORËT E LAGJES TUSUZ NË PRITJE TË RRYMËS – MBI 50 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE
Më shumë se gjysma e lagjes Tusuz, në qytetin e Prizren, vazhdon të jetë pa furnizim me energji elektrike tashmë mbi 50 orë, duke e vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve.
Sipas ankesave të qytetarëve, ndërprerja e zgjatur e rrymës ka shkaktuar prishjen e ushqimeve në frigoriferë, mungesë ngrohjeje në banesa dhe rrezik për dëmtime të pajisjeve elektrike. Banorët shprehen se, përkundër raportimeve të vazhdueshme, ende nuk kanë marrë një sqarim zyrtar apo një afat konkret se kur do të rikthehet furnizimi me energji.
Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe ekipeve të terrenit që të veprojnë me urgjencë, të lokalizojnë defektin dhe të sigurojnë rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike, duke shmangur dëme të mëtejshme dhe vështirësi për qytetarët.
— Dragash Info