Banorët e Dragashit ankohen: Borepastruesit kalojnë, por rrugët mbeten të papastruara dhe pa kripë Banorët e Komunës…
Banorët e Dragashit ankohen: Borepastruesit kalojnë, por rrugët mbeten të papastruara dhe pa kripë
Banorët e Komunës së Dragashit kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës po kryen pastrimin e rrugëve.
Lexuesit tanë kanë dërguar video që sipas tyre dokumentojnë qartë problematikën:
Pjesa e përparme e borepastruesit“luga” që përdoret për të shtyrë borën dhe pastruar asfaltin, mbahet e ngritur lart dhe nuk lëshohet mbi rrugë, duke lënë borën të papastruar.
Pjesa pasme e kamionit, ku ndodhet paisja për hedhjen e kripës, funksionon, por makina nuk është furnizuar me kripë nga kompania, duke i lënë rrugët të rrëshqitshme dhe të rrezikshme.
Sipas banorëve, borepastruesit kalojnë në rrugë vetëm për t’u dukur se po punojnë, pa kryer pastrimin real dhe pa hedhjen e kripës për parandalimin e ngricave, gjë që rrit rrezikun për aksidente dhe pengon qarkullimin normal.
Banorët kërkojnë që Ministria e Infrastrukturës të monitorojë më nga afër kompaninë kontraktore dhe të sigurojë kryerjen reale të obligimeve për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve, veçanërisht gjatë periudhave me borë dhe ngrica.
🎥 Videoja e dërguar nga lexuesit tanë ilustron qartë situatën.
— Dragash Info