Botë

Bajrami: Shteti duhet të jetë në terren, Qeveria të sigurojë fonde emergjente për të prekurit nga vërshimet Nënkryeta…

08.01.2026. 2 min čitanja

Bajrami: Shteti duhet të jetë në terren, Qeveria të sigurojë fonde emergjente për të prekurit nga vërshimet

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet e fundit të kompesohen dhe të marrin mbështetje emergjente nga shteti.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se shteti duhet të jetë i pranishëm në terren dhe pranë qytetarëve, veçanërisht në zonat e prekura si Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe komunat e tjera.

Ajo ka bërë thirrje që Qeveria të sigurojë fonde emergjente, duke shtuar se çdo banor, biznes dhe bujk duhet të marrë mbështetje të menjëhershme:

“Secili banor i prekur duhet të ndihmohet, secili biznes të kompensohet, secili bujk të mbështetet dhe çdo familje të marrë ndihmë emergjente. Meqë moti me shi po vazhdon dhe nesër priten reshje bore, ekziston rrezik për përmbytje të reja. Shteti duhet të jetë në terren dhe pranë qytetarëve. Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente, të hartojë një strategji dhe të ndajë buxhet në vitin 2026 për veprime konkrete për parandalimin dhe menaxhimin e këtyre situatave në të ardhmen”, ka shkruar Bajrami.

Deklarata e nënkryetares Bajrami vjen ndërkohë që reshjet e shiut dhe borës vazhdojnë të rrezikojnë zonat e ndjeshme ndaj përmbytjeve në Kosovë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve.

— Dragash Info

Original Facebook objava