Qendrore

Bajrami publikon postimin e vjetër të Kurtit për naftën: “A s’po ndjeheni të mashtruar?”

23.03.2026. 2 min čitanja

Bajrami publikon postimin e vjetër të Kurtit për naftën: “A s’po ndjeheni të mashtruar?” Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish lidhur me rritjen e çmimeve të derivateve, duke publikuar një postim të vjetër të kryeministrit Albin Kurti nga viti 2018. Në reagimin e saj, Bajrami ka kujtuar se Kurti atëkohë ankohej për çmimin prej 1.20 euro për litër naftë, duke e cilësuar si shumë të lartë, ndërsa sot çmimet kanë arritur nivele dukshëm më të larta. “Për të gjithë ata që nuk u pajtuan pa e lexuar fare postimin tim dhe u shfryen me gjuhë vulgare, ju rikujtoj këtë postim të Albinit nga viti 2018. Lexojeni dhe më tregoni: a s’po ndjeheni të mashtruar?!”, ka shkruar Bajrami. Ajo ka shtuar gjithashtu kritika edhe për çështjen e subvencioneve për fermerët, duke pretenduar se vonesat në pagesa po shoqërohen me penalizime nga institucionet. Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur çmimet e naftës në Kosova kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke nxitur reagime dhe përplasje politike mes pozitës dhe opozitës. width= — Dragash Info