Botë
Bajram Kastrati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dhënë sot betimin si anëtari më i ri i Kuvendit…
Bajram Kastrati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dhënë sot betimin si anëtari më i ri i Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Kastrati vjen në këtë pozitë duke e zëvendësuar Florent Ukajn, i cili është emëruar drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prizrenit.
Me këtë ndryshim, LDK-ja vazhdon përfaqësimin e saj në Kuvendin Komunal, ndërsa Bajram Kastrati pritet të marrë përgjegjësitë e reja në funksion të punës dhe vendimmarrjes komunale.
— Dragash Info